E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazment Bardhi paralajmëron publikimin e provave: Skandal që e çon Manastirliun në burg!
Publik News

Gazment Bardhi paralajmëron publikimin e provave: Skandal që e çon Manastirliun në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi reagon për deklaratat mes Bashës dhe ministres Manastirliu, për zjarrin që sipas kreut të PD ka rënë në godinën e Ministrisë.

Bardhi thotë se nesër PD do të publikojë provat që faktojnë zjarrin në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa thekson se ky skandal e çon në burg ministren.

“Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër.

Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu.

Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë”, shkruan Bardhi.

Ndërkohë, vetë ministrja Manastirliu është shprehur pas akuzave të PD se në Ministri s’ka rënë asnjë zjarr.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.