E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gena tregon jetën  si emigrant në Greqi: Rrethoja toka me gardh dhe hapja kanale
Publik News

Gena tregon jetën si emigrant në Greqi: Rrethoja toka me gardh dhe hapja kanale

Gena ka treguar punët e tij të para që ai kishte bërë kur ka qenë emigrant në Greqi.
Featured image of article: Gena tregon punët e para si emigrant në Greqi: Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh
Sot Gena është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës shqiptare, por në rrugëtimin e tij artistik, ai paska bërë dhe punë të tjera aspak të ngjashme me atë që ai bën sot. I ftuar në “E Diell” për promovimin e këngës më të re “Dimër”, Gena kujtoi kohën kur emigroi ne shtetin helen.

Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty”, rrëfen Gena.

“Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori”, shpjegon Gena.

“Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”, kujton me humor këngëtari.

Ai tregoi gjithashtu se ka bërë dhe punë të tjera në Greqi, siç ishte rrethimi me rrjeta teli të tokave bujqësore dhe gdhendja e gurëve dekorative. Këtë të fundit, ai e ka cilësuar si punën më të bukur që ka bërë atje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.