Genden të pajetë tre kosovarët e zhdukur në Maqedoninë e Veriut
Tragjedi në Maqedoninë e Veriut/ Gjenden të pajetë tre shtetasit nga Kosova, makina e tyre u fundos në lumin Lepenc
Ka përfunduar në mënyrën më tragjike kërkimi për tre shtetasit nga Kosova, të cilët ishin shpallur të zhdukur pasi u nisën nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Kosovës.
Autoritetet kanë konfirmuar se Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani kanë humbur jetën, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në lumin Lepenc, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Tre viktimat, të gjithë nga Vushtrria, humbën kontaktet me familjarët mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pasi u larguan nga Aeroporti i Shkupit. Pas denoncimit të zhdukjes, autoritetet nisën një operacion kërkimi, ndërsa familjarët apeluan publikisht për ndihmën e qytetarëve.
Automjeti me të cilin po udhëtonin, një Mercedes GLC me targa gjermane MR-DT 2025, u gjet i fundosur në lumin Lepenc. Pas nxjerrjes së mjetit nga uji, ekipet e emergjencës konstatuan se brenda tij ndodheshin trupat e pajetë të tre personave.
Ngjarja ka tronditur familjarët, miqtë dhe opinionin publik në Kosovë. Ndërkohë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga dhe përfundimin e tij në lum
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



