Gent Kaprata| Ta injorojme kete kaste politike duke e bojkojtuar
Nuk u lodhet per 27 vjet qe vetem shani politikanet?!
Mjaft me anatemime. Duhet te fillojme ti ndryshojme ata.
Hapi 1. Duke qene se jemi ne fillim mandati e vetmja gje qe mund te bejme eshte ti injorojme. Tu japim vleren (vemendjen) minimale qe ju takon. Mos flisni fare per ta ne asnje hapsire personale apo publike. Mos ndiqni emisione ku ata jane te ftuar. Merrni fatet tuaja e te familjes tuaj ne dore, dhe kontribuoni ne ceshtjet e komumiteteve ku beni pjese. Kjo do ti cmendte ata.
Hapi 2. Bojkotoni zgjedhjet e qershorit 2019. Ti leme kryebashkiaket te zgjidhen vetem nga 20% e tifozave partiake qe jane gati te ‘bejne burg’ per partite e tyre. Kjo do ti legjitimoje ata ne syte e shqiptareve te manipuluar dhe nderkombetareve qe jane shume te qarte por besojne se populli injorant e primitiv shqiptar e merriton kete kaste.
Hapi 3. Paralelisht me injorimin e politikaneve dhe bojkotimin e zgjedhjeve, identifikoni e pergjidhni intelektuale e teknike te fushave te ndryshme qe artikulojne publikisht tezat e tyre teknike e sektoriale. Mbeshtetini ata ne te gjitha hapsirat e medies sociale e elektronike. Bejeni pa asnje rezerve dhe masivisht. Keshtu keta njerez do marin dimensionin e tyre public I cili dal nga dal do zevendesoj ate te politikaneve.
Hapi 4. Perseriteni kete skeme derisa te ktheheni ne shumice dermuese dhe nderkombetaret te kuptojne se shqiptaret nuk e merritojne kete kaste politike dhe te mos e mbeshtesin me.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




