E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gentian Zenelaj tregon shakanë e hidhur që i bëri bashkëshortes. Por ja si e ‘kërcënoi’ ajo
Our Story

Gentian Zenelaj tregon shakanë e hidhur që i bëri bashkëshortes. Por ja si e ‘kërcënoi’ ajo

I ftuar në emisionin e Rudina Dembacaj, Gentiani ka folur për shakanë më të kripur që ka bërë ndonjëherë. Ai shprehet se shakanë më të bukur ia ka bërë gruas së tij Aida kur e ka prezantuar me prindërit e tij.

Duke qenë se bashkëshortja e tij është nga Gjirokastra ndërsa ai vetë është nga Lezha, ndarja veri-jug në periudhën kur ata janë njohur ka qenë shumë e theksuar, si edhe kulturat e ndryshme. Pikërisht duke marrë shkas nga këto dallime ai e ka mbajtur Aidën me zemër të ngrirë për 1 muaj duke e përgatitur që në veri jeta për një femër është shumë e vështirë, duke i treguar zakonet e Kanunit që ajo duhej të zbatonte.

“I kam treguar zakonet e Kanunit duke i thënë që ti duhet të ecësh me kurriz nga muri, duhet ti lash këmbët xhaxhallarëve, duhet ti ndezësh cigaren dhe e priti shumë keq,”-shprehet Genti. “Më tha që nëse kjo gjë ndodh unë të lë.

I kisha krijuar idenë se kur të takonte prindërit e mi do shikonte babain me qeleshe, me kostum popullor ndërsa mamin me shami në kokë. E kisha brymosur që ajo do shikonte dy malësorë si të ‘kartolinave’. Kur takoi prindërit e mi, të cilët e trajtuan me shumë dashuri kuptoi që unë i kisha bërë një shaka të madhe dhe sot e kësaj dite ma përmend”- tha Gentian Zenelaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.