E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gëzuar Ramën e vjetër  dhe ‘çunin e mirë’ Lul Basha i ri 2018!
OP-ED

Gëzuar Ramën e vjetër dhe ‘çunin e mirë’ Lul Basha i ri 2018!

Naim Noka

I dashur lexues !

Jemi  munduar por nuk ja dolëm! Nuk jemi media “gjigande” si cikllopët tashmë tradicionalisht  të parcelizuar sipas “trahanasë” që i ushqen herë bota e errët e krimit, herë ish ministra apo kryeministra, oligarkët e pangopur apo Lali Eri dhe lalët e lidhur me kumbarë interesash.

Nuk është se dua të ankohem. Falë teknikogjisë dhe rrjeteve sociale, është shumë më e lehtë të tregosh përse një shoqëri e emancipuar duhet paraprirë me një media largpamëse dhe fiks pushteti i katërt por më i rëndësishmi. Zyrat tona modeste, bashkëpunëtorët fisnikë e me mend në kokë na kanë dhënë krahë që minimumi, të neverisim shprehje të tipit “kazan” , qullë , tepsi etj. Misioni ynë është fare i thjeshte: Lajmi mund të jetë i keq ose i mire, por PUBLIK.live do të raportojë të vërtetën e embël për ca, e hidhur për ca të tjerë. Prandaj urimi i parë shkon për kolegët, që të marrin rrogat me rregull nga “pronarët “ për vitin që vjen.

Do të falenderoja pa fund, të gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin, në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni, Europë dhe Usa. Ka munguar shpërblimi me honorare dinjitoze por keni patur lirinë e nevojshme për të qenë reporterë dinjitozë . Në Shqipëri media dhe televizionet janë makina që komandohen kryesisht nga qeveritë. Nuk e teprojmë nëse themi që Rama, Veliaj dhe interesat e Oligarkisë kontrollojnë ”makinat media” të propagandës dhe publikut shqiptar i bënë edhe per vitin 2017 lavazh truri onlinë.

Edhe në krahun e opozitës i njëjti fenomen… Por jam plot shpresë se mbi këtë parcelizim të medias audiovizive dhe të shkruar ka  shumë qytetarë që deshirojnë  një medie pa litar dhe informuese. Kam besim tek bashkepunëtorët  nga të gjitha bindjet politike qofshin socialistë, demokratë, lsistë apo simpatizantë të partisë së z. Kreshnik Osmani.

Kam besim tek denoncimet e Av Goxhaj dhe shoqërisë civile e cila është gjallëruar gjatë 2017-ës. Kam besim tek qindra zëra dinjitozë dhe vërtet të lirë që do të mbajnë ndezur mendimin ndryshe në opinionin publik.

Në Mbyllje ne jemi duke u rritur natyrshëm dhe me hapa të sigurtë.

Në fund disa urime për vitin që vjen:

Gëzuar Edi Ramën e vjeter  2018!

Gëzuar Djalin e mirë Lul Basha i ri 2018!

Gëzuar Vettingun e “ri” 2018.

Gëzuar Prokuroren e re të “tymit”dhe Monën e re të “këpucës”!

Gëzuar borxhin e ri kombëtar 2018! Gëzuar varfërinë ekonomike 2018!

Le të shpresojmë tek fati! Ndoshta e bën zoti më mirë! Ku i dihet….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.