Giorgio Armani është shqiptar, prejardhjen e ka nga Shkodra
Pas ndarjes nga jeta të stilistit legjendar italian Giorgio Armani, një nga figurat më të mëdha të modës në botë, është rikthyer në qendër të vëmendjes një pyetje intriguese: A ka origjinë shqiptare?
Në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano, historiani Pëllumb Xhufi prezantoi dokumente arkivore që lidhin familjen Armani me Shkodrën, me rrënjë që datojnë që në fund të shekullit XIV.
Sipas Xhufit, stërgjyshërit e Giorgio Armanit vinin nga zona e Shkodrës, konkretisht nga territori i njohur si Tej Buna, pranë Krajes dhe Shasit. Ata i përkisnin fisit të Pamaliotëve, një bashkësi shqiptare e përmendur shpesh në dokumentet historike mesjetare.
Pas rënies së Shkodrës në vitin 1479 nga osmanët, familja Armani u shpërngul drejt Venedikut, si shumë familje shqiptare të asaj kohe.
Pamaliotët përmenden për herë të parë në vitin 1390 si aleatë të Balshajve në luftërat kundër përpjekjeve veneciane për kontrollin e qyteteve bregdetare si Ulqini, Tivari dhe Budva.
Pas vdekjes së Balsha III dhe rritjes së kërcënimit nga Despoti serb Stefan Lazareviç, Pamaliotët u aleuan me Venedikun për të mbrojtur trevat shqiptare nga zgjerimi serb, përfshirë Shkodrën dhe Drishtin.
Në dokumentet veneciane të vitit 1423, Nik Armani përmendet si “vojvod” — udhëheqës i komunitetit të Pamaliotëve — dhe i garantuar statusi i shtetasi venecian. Mbiemri “Armani” shfaqet me përkatësinë “albanensis” (shqiptar), duke dëshmuar identitetin e tij etnik.
Gjithashtu, mbiemri është ruajtur në formën origjinale, pa u italianizuar siç ndodh shpesh me mbiemrat e huaj që përshtaten në vende të tjera.
Në kontrast me këtë, disa enciklopedi italiane e paraqesin familjen Armani si me prejardhje armene — një pasqyrim i pasaktë, pasi mungesa e përhapjes së këtij mbiemri në Itali sugjeron më shumë një origjinë të huaj, me gjasa të mëdha shqiptare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



