E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Gjej punë, mos rri kot, s’kam me çfarë të ushqej”, fjalët e fundit të 73-vjeçarit para se të vritej nga i biri, si nisi debati
Lajme

“Gjej punë, mos rri kot, s’kam me çfarë të ushqej”, fjalët e fundit të 73-vjeçarit para se të vritej nga i biri, si nisi debati

E ndërsa pritet të dalë përpara togave të zeza paraditen e së dielës, të tjera detaje dalin në drita nga krimi i ndodhur në Greshicë të Mallakastrës.

Burime kanë bërë me dije se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, 37-vjeçariMariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin, raporton për BalkanWeb gazetari Ervis Kuçi.

Sipas po të njëjtave burime, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrijë kot.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të 73-vjecarit, drejtuar të birit në korridorin e shtëpisë.

Në debat e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend. 37-vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia.

Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj  ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.