Gjekmarkaj për Ramën: Flet sikur ka 11 vjet në opozitë, nuk i dhemb se lëshon ca ministra dhe ca drejtorë pa…

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputeti i Partisë Demokratike, në një takim në Bulqizë, u ndal te adresimi i ditës së sotme të kryeministrit Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

gjekmarkaj

Gjekmarkaj u shpreh se Rama foli si të ishte 11 vjet në opozitë dhe se ‘po premton që si rishtar do ndreqë gjërat e këqija që ka bere një qeveri tjetër, jo ajo e atij’.

Ndër të tjera ai u shpreh se, kryeministri nuk e ka problem të lëshojë ministra e drejtorë, pa mbajtur vetë përgjegjësi morale.

Gjithashtu deputeti demokrat tha se është detyra e PD-së dhe opozitës që të sjellin ndryshimin, teksa shtoi se qeveria po bën gjithçka ta mbajë vendin në gjendjen që është.

Deklarata e plotë:

Te dashur miq,

PD është shfaqur në skenen e historisë si një parti që e ndryshon atë dhe e ka bërë disa here duke e ndryshuar fatin e vendit në vitin vitin 1992 apo në vitin 2005.

Po ashtu edhe historia nuk e ka kursyer atë, i është kundervenë me atavizmat e veta me shumë dhunë si në vitin 1997.

Ajo ka mbijetuar fale qendreses se nje pakice heroike e cila eshte zgjeruar në bashkëbisedim me shoqerine dite pas dite. PD e ndjek hap pas hapi shoqerine  duke u bere zedhenese e dinamikave te saj ajo nuk pretendon qe shoqëria te vije qorrazi pas nesh.

Po kaq ne kemi qene nen agresion dhe sulm nga shumë faktor ne kete periudhe, ne kete ecje ne shkretetire, per te na zhbere e asgjesuar!

Kjo ka ndodhur se tek PD kane pare friken per rrezimin e tyre. PD e tejkaloi kete drame, u bashkua, kemi marre goditje e plage i tejkaluam dhe secili ndihet krenar dhe sot e do e cmon me shume PD-ne si vatren tone te perbashket, strehen e shpresave te medha.

Sot kemi nje problem themelor, Kryetari i PD Sali Berisha eshte arrestuar. Nese ne fillim kishim ndonje iluzion se ky eshte nje problem vetem i sistemit te drejtesise sot jemi te qarte qe ky eshte nje problem madhor i ndergjegjes shoqerore sepse kur ndalet  themeluesi i pluralizmit kerkohet asgjesimi i pluralizmit dhe lires. shoqëria shqiptare nuk duhet te bishtnoje duhet ta zgjidhe kete ngerc ne subkoshiencen e vet.

Te dashur demokrate ne nuk duhet ta humbasim krenarine se cfare kemi qene cfare jemi e cfare duam ti ofrojme Shqiperise!

Shume ka arrit Shqiperia me PD ne pushtet, lirine , shtetin e se drehtes, integrimin, NATO-n, levizjen pa viza, infrastrukturen moderne ! Ne duhet te flasim me njerëzit ! PD po ben denoncime te forta dhe ben detyren e saj por PD ka kapacitet shume me teper sesa denoncimet ajo po pergaitet oferten e saj per Shqiperine, per transformime ekonomike per rroga e pensione, me te larta, per lufte pa kompromis ndaj korrupsionit, per permbylljen e procesit te integrimit qe ne nisem, per arsim e shendetesi dinjitoze per kthim te shqiptareve ne Shqiperi.

Ne Bulqize jetohet mbi pasuri mbi ar dhe minerale por Bulqiza eshte e varfer dhe ketu duhet te kerkojme falje te gjithe se falja ne ben me te mire dhe na ndihmon te jëmi me te vertete me qytetaret.

Sot degjuam  per dy ore Kryeministrin i cili foli sikur ka 11 vjet ne opozite dhe po premton qe si rishtar do ndreqe gjerat e keqija qe ka bere nje qeveri tjeter jo ajo e atij. Teza e tij ishte drejtesia si fabul elektorale. Dikur ne sensin me pozitiv na u tha qe reforma ne drejtesi u mbeshtet , pat si kumbare faktorin nderkombetar! rama tha sot e bera une po qe do e le te lire qe te beje drejtesi te vertete! Natyrish ky spektakel e argeton, nuk i dhemb se leshon ca ministra dhe ca drejtore pa mbajtir pergjeqesi morale nderkohe qindra te tjere vjedhin te patrazuar dhe ushqejne sistemin qe korrupton voten e lire dhe jeten publike.

Shikoni kudo skandale ne bashki, ne ministri ne qeveri, para publik qe vidhet , paftesi qe na dhurohet, korrupsion qe ndyn gjithcka vete cilesine e jetes.

Kjo shoqeri duhet te beje nje zgjedhje o ta luftoje korrupsionin dhe te behet shoqeri e lire europiane e demokratike ose ti nenshtrohet atij dhe te humbse perspektiven. Kjo qeveri do beje gjithcka qe te mbetet e pandryshuar gjendja. Eshte detyra jone e shenjte t’i bejme ndryshimin , ku pas bashkimit te hapim PD, te flasim me njerzit, te nxisim me te miret intelektualet, profeaionistet , njerëzit e zakonshëm ti bashkohen politikes, ti japin Shqiperise fitoren qe pret duke vene ne prove Pd -ne duke i dhene asaj besim duke e mbeshtetur ne kete beteje sa historike aë edhebkunder tentakulave te historise!

Publikuar nga Publik Media