Gjenden dy turistët gjermanë, burri ka vdekur, gruaja rëndë
Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në humnerë në Theth. Dy turistët gjermanë mësohet se janë alpinistë.
Ata kanë qenë duke ngjitur malin, kur është shkëputur dëbora duke shkaktuar një ortek, i cili i ka zënë poshtë. Ata mësohet se janë burrë e grua. Burri dyshohet se ka ndërruar jetë, ndërsa gruaja është plagosur. Kanë qenë dy turistë të tjerë që i kanë parë nga larg, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



