E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet i vdekur 31-vjeçari në një magazinë
Publik News

Gjendet i vdekur 31-vjeçari në një magazinë

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrunë të Kukësit, ku një 31-vjeçar me iniciale R. U., është gjetur i pajetë nga familjarët në një magazinë afër banesës së tij.

Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se ai është gjetur i vetëvarur ndërsa dyshimet janë se ai vuante nga depresioni.

“Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gjetur nga familjarët, në një magazinë afër banesës, i vetëvarur, shtetasi R. U., 31 vjeç, i cili vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.