E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet i vdekur në rrugë 28-vjeçari shqiptar në Angli
Lajme

Gjendet i vdekur në rrugë 28-vjeçari shqiptar në Angli

Policia britanike ka bërë publik identitetin e personit që u gjet i pajetë në Compton Road, në Leicester. Viktima është 28-vjeçari shqiptar Ervin Lita, i njohur edhe me emrin Ervin Axhami.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 12 korrik, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan nga ambulanca rreth orës 06:58. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, i riu u shpall i vdekur në vendngjarje.

Menjëherë pas konstatimit të vdekjes, autoritetet nisën hetimet për vrasje. Në kuadër të tyre, dy persona, përkatësisht një 36-vjeçar dhe një 27-vjeçar, të dy banues në Leicester, u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në krim. Më pas, ata janë liruar me garanci policore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat se si 28-vjeçari përfundoi i pajetë në rrugë. Hetuesit kanë nisur analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, po kryejnë ekspertiza forenzike dhe po mbledhin dëshmi nga persona që mund të kenë informacion mbi ngjarjen.

Ndërkohë, familjarët e viktimës po marrin mbështetje nga oficerë të specializuar, teksa autoritetet britanike vijojnë punën për të hedhur dritë mbi këtë rast të rëndë kriminal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.