Humb jetën 35-vjeçarja në Tiranë, dyshohet se u hodh nga kati i katërt
Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Tiranë, ku një 35-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të rënda në rrugën “Margarita Tutulani”.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime policore, dyshohet se e reja është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Për pasojë, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Burimet bëjnë me dije se 35-vjeçarja vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor, kryesisht ankth, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për menaxhimin e situatës. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe mbledhjen e provave.
Deri në këto momente, nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa pritet që në vijim të jepen më shumë detaje mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



