Gjendet i vetëvarur 40-vjeçari shqiptar në Greqi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës.
Bëhet me dije se 40-vjeçari Altin Merdini nga Dibra, emigrant në Iraklio në Kretë është gjendur i varur.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Komuniteti Shqiptar në Hania.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë shqiptarin që t’i japë fund jetës në këtë mënyrë.
Sakaq, policia helene po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



