E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet trupi i pajetë i kapitenit që shpëtoi turistët
Lajme

Gjendet trupi i pajetë i kapitenit që shpëtoi turistët

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po rrezikonin të mbyteshin.

Anamali i kishte paralajmëruar turistët që të mos hynin në liqen, por fjala e tij nuk u dëgjua.

Anamali humbi jetën duke shpëtuar jetën e turistëve izraelitë. Ai qëndroi për 48 orë në ujrat e liqenit duke u gjetur nga polumbarët në orët e para të së enjtes.

Ai ishte punonjës i bashkisë Shkodër dhe udhëhiqte njërën prej anijeve që bashkia ka vënë në dispozicion për të lundruar në liqen.

Arben Anamali, kapiteni 51-vjeçar i anijes turistike nga Shkodra, humbi jetën me 8 korrik në Liqenin e Shkodrës, ndërsa kryente një akt heroik për të shpëtuar dy turistë nga mbytja. Në një akt sakrifice të jashtëzakonshëm, Arbeni u hodh në ujë për të shpëtuar dy vizitorët që po rrezikonin jetën, duke vënë jetën e tij në rrezik për të siguruar që ata të shpëtonin.

Përkundër përpjekjeve të tij dhe ndërhyrjes heroike, Arbeni nuk arriti të shpëtonte jetën e tij. Dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shpëtuar falë aktit të tij të jashtëzakonshëm.

Ngjarja ishte tronditëse, pasi trupi i Arben Anamali  nuk u gjet dhe ndodhet në ujërat e liqenit. Polumbarët pasi kanë  kryer zhytje intensive kanë gjetur trupin e kapitenit.

Kapiteni Arben Anamali njihej për përkushtimin e tij ndaj turizmit dhe mikpritjes, dhe ky akt heroik e bëri atë një figurë të njohur dhe të respektuar në qytetin e Shkodrës. Bashkia Shkodër ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Anamali, duke vlerësuar sakrificën dhe guximin e tij të jashtëzakonshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.