E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë
Lajme

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të dytë

Eshtë gjetur nga polumbarët trupi i pajetë i peshkatarit Ramazan Kojtari që u mbyt dje në liqenin e Bradomirës në Pogradec.

Gjatë ditës së sotme rinisën kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit Ramazan Kojtari në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Trupi i peshkatarit tjetër A.P. u gjet dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë që shkuan në vendngjarje

Dy viktimat dolën për të peshkuar së bashku në rezervuarin e fshatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bradomirë, ku shtetasi Arben Pupa 50 vjeç dhe Z.K, 56 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por nuk u kthyen më.

“50-vjeçari banues në fshatin Bletas të Pogradecit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë. Ndërkohë për shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, po vijojnë kërkimet me anë të polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.