Gjeopolitika e kokaines!

Kreshnik Osmani
Njera prej pyetjeve me te rendesishme qe lind sot dhe qe pjesa me e madhe e njerezve e kane te veshtire te gjejne nje pergjigje per te eshte pikerisht; Si eshte e mundur qe askush te mos kete fuqi ta ndale tregetine e kokaines?! Si eshte e mundur qe gjithe keto shtete te mbledhura bashke nuk e kane te mundur te bejne zap nje grusht trafikantesh qe qarkullojne sot qindra miliarda dollare ne rang global?! Si eshte e mundur qe nje apo me shume te punesuar si “shofer qe u con miell partizaneve” te mundet te sfidoje rendin politik,ate social, ate ekonomik dhe ate te sigurise globale?!
Ne fakt, gjerat nuk jane aq te thjeshta sa duken ne pamje te pare, apo aq te thjeshta sa i lexojme te komentohen, here me humor e here me seriozitet neper rrjetet sociale.
Te gjithe analistet me te rendesishem te botes kane rene dakord se po te mos ishte tregetia e opiumit talebanet nuk do te mundnin te kontrollonin aq shume pushtet ne zonat afgane ne kufi me Pakistanin. Ata ishin kontrolluesit kryesore te linjave me te rendesishme dhe me te medha te opiumit, madje ne momente te caktuara ata kane mundur te monopolizojne tregun boteror te opiumit dhe me pas edhe te kokaines. Pertej te gjitha komenteve, analizave dhe dimensionit moral te luftes kunder droges duhet te biem dakord, per nje gje shume te rendesishme. ka ekzistuar, vazhdon te ekzistojne dhe do te ekzistojne edhe ne te ardhmen lidhje te fshehta dhe te padukshme ndermjet opiumit, kokaines dhe llojeve te ndryshme te drogerave ne pergjigthesi dhe politikes. Kjo eshte nje lidhje sa e brishte po aq edhe e forte e cila shfaqet ne periudha te ndryhsme te historise ne forma nga me te ndryshmet.
Po te hedhim nje veshtrim mbi Kolumbine, si njerin prej prodhuesve me te medhenj te kokaines ne rang global, do te veme re se sa here Forcat e Armatosura Revolucionare shkojne drejt falimentimit, menjehere u vijne ne ndihme me financime te jashtzakonshme tregetaret me te medhenj te kokaines ne vend. Akoma me interesant eshte fakti se Forcat e Armatosura Shteterore (Ushtria) te cilat jane te vetmet qe mund t’u japin Forcave te Armatosura Revolucionare, goditje te fuqishme ashtu sic u kane dhene edhe ne te shkuaren, financohen prej unionit te kompanive te lidhura drejtpersedrejti me kokainen.
Dhjete vite me pare, gjithashtu, dora e forte e Meksikes, presidenti i zgjedhur Kalderon u kishte shpallur lufte te hapur grupeve te trafikimit te droges, por eleminimi i tyre ishte i pamundur pasi forcat rebele ishin shume mire te financuara e te armatosura me arme nga me te sofistikuarat dhe mundeshin lehtesisht te perballeshin me nje ushtrine shteterore te Meksikes.
Me gjithe perpjekjet dhe ofertat e ndryshme dhe te herpashershme (edhe pse modeste) te qeverive te ndryshme, kryesisht te asaj Amerikane per te mbeshtetur dhe subvensionuar mbjelljen e produkteve alternative, qofte ne Afganistanin Juglindor por edhe ne Kolumbi e Bolivi, banoret vendas e kane llogaritur si me fitimprurese mbjelljen e opiumit dhe te kokaines dhe financimin e Forcave te Armatosura revolucionare sesa te marrin persiper kokecarjet dhe fitimet e uleta te produkteve alternative sic mund te jene, domatja, patatja apo duhani. Ketu ne fakt, fshihet gjeagjeza dhe misteri i gjithe kesaj historie.
Po te kthehemi pas ne histori, do te verejme se njeri prej shteteve me te medhenj ne bote qe nuk eshte pushtuar kurre prej fuqive te huaja eshte Kina dhe kjo per arsye te nje Qeveri Qendrore shume te forte qe ka qeverisur me dore te hekurt. Ne kete moment eshte e rendesishme te ndalemi tek roli i droges ne gjepolitike dhe ne luften e fuqive dhe te shteteve te medha per dominance, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ekonomike.
Kina e ka nisur importimin e Opiumit prej Indise qe ne shekullin e pesembedhjete, por eshte e rendesishme te theksohet se per shekuj me radhe kjo tregeti ka qene e kontrolluar prej tregetareve europiane, vecanerisht ne doren e asaj qe quhej Komapnia e Indise Lindore e cila kishte monopolizuar pothuajse plotesisht tregetine e opiumit. Ne vitin 1800 Qeveria Kineze nxorri nje urdherese per ndalimin e importit te opiumit prej ketyre kompanive per arsye se droga shkaterron ekonomine kombetare, shkermoq themelt e nje Kombi dhe i shkakton hemoragji ekonomise kombetare. Keto masa shtrenguese ishin shkendija e pare e nje perplasje dhe e nje lufte qe do te zhvillohej ndermjet Britanise dhe Kines qe perfundoi me humbjen e kesaj te fundit pasi ishte plotesisht e pafuqishme per t’u perballur me britaniket. Arsyeja e kesaj lufte te zhvilluar ne vitin 1840 ishte ishte fakti se sekuestrimi dhe djegia e sasive te medha te opiumit prej Kines i perkisnin tregetareve britanike. Lufta u mbyll ne vitin 1842 me fitoren e britanikeve dhe me nenshkrimin e Marrveshjes se Porteve, e cila e detyronte Kinen te hapte te pakten pese porte per tregetaret britanike qe te zhvillonin te qete tregetine e tyre. Ne kete kohe britaniket arriten gjithashtu te shkepusin ishullin e Hong Kongut.
Ne ditet e sotme tregetia e droges ne thelb, fsheh te njejtat prapaskena dhe qellime, pavaresisht se lojtaret mund te jene te ndryshem ne periudha te ndryshme te historise. Situata gjeopolitike globale dikton analzia me te hollesishme dhe me te imeta, per te kuptuar orientimin strategjik te tregetise se kokaines dhe te droges ne pergjithesi. qellimi i tregetise se kokaines dhe i drogerave te tjera ka qene eshte dhe do te mbetet i njejte.
Shkaterrimi i ekonomive kombetare.
Shkaterrimi i rinise si energjia kryesore e zhvillimit te nje Kombi.
Shkeputja e energjive te shoqerise prej prodhimit per tek droga dhe mpirja cka rezulton ne shkaterrimin e tyre perfundimtar. Pra, ne nje menyre apo ne nje tjeter, ne ato shtete ku lulezon tregtia e droges, apo ku tranzitohet ajo (tregu i tranzitimit nuk eshte me i vogel se tregu i destinacionit final) eshte ne rrezik te madh e ardhmja e atyre vendeve. Mund te jene vende ose ne prag lufte ose viktima te planeve me te medha per copetimin e tyre dhe qe planet te realizohen me sukses kerkohet me pare mpirja e energjive te popujve nepermjet drogimit te tyre. Jo rastesisht, shqiptaret sot perballen me kete rrezik te madh te tregetise se Kokaines apo te drogerave te tjera. Ato jane padyshim kercenim i hapur i Sigurise tone Kombetare, i ekonomise, i sistemit demokratik, dhe i struktures shoqerore te anetaresise se Kombit.
Kujtoni cpo ndodh me Demarkacionin. Kujtoni c’po ndodh me kufirin detar me Greqine. Kujtoni c’po ndodh ne Maqedoni. Kuptoni sfidat e medha te Bashkimit Europian per te cilin askush nuk mund te thote me saktesisht per sa kohe do te ekzistoje. Kujtoni lojen e Rusise, ate te Amerikes, ate BE-se. Kujtoni lojen e Gjermanise, Brexit-in e Britanise, lojen e fqinjit tone jugor Greqise, ate te Turiqse dhe lojen e Kines per te riformatuar ekuilibrat gjeopolitike globale dhe aty brenda jane te gjitha pergjigjet e sakta te gjeagjezes!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



