Gjerbësi i Skraparit me qendër spitalore pa personel
Kjo qendër spitalore në Gjerbës mbulon të gjithë zonen e Tomorricës e cila përbëhet nga 40 fshatra dhe mijëra banorë.
Ne kete qender spitalore e cila financohet nga shteti ka nje personel prej 10 personash qe paguhet me rroge.
Nuk ka asnje mjek. Ka vetem infermiere që nuk janë të profilit . Ka laborante pa laborator që paguhet me rrogë.
Kjo laborante punon në biznesin e vet privat . Yllka Çela është laborante pa laborator.
Gjithashtu kanë dy shoferë që paguhen me rrogë si shofer ambulance dhe prej vitesh nuk ka mjet motorrik (ambulance) në këtë qendër spitalore.
Dy shoferet Myqeret Hebibasi dhe Vesel Alushani punojnë në bizneset e tyre dhe marrin rrogë nga shteti.
Njëri prej tyre punon shofer në linjen Çorovodë-Gjerbës por jo me pacientët e sëmurë .
Ky furgon është pa dokumentacionin e duhur dhe jashte kushteve teknike. Kjo qendër spitalore ka dhe farmaciste që paguhet po nga shteti dhe nuk ka farmaci.
Profesioni i vertetë i saj është guzhiniere. Shendetësia falas në këtë zonë ka një kuptim praktik. Të paguajmë kot staf dhe personel në këtë qendër nga shteti edhe pse mijëra banorë të kesaj zone nuk marrin as ndihmën e parë në rast nevoje. / L. C./PUBLIK.live/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



