E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjergj Luca merr edhe Kombinatin e Maliqit për 1 euro
Lajme

Gjergj Luca merr edhe Kombinatin e Maliqit për 1 euro

Qeveria “Rama” i jep me qira 1 euro për 20 vjet shoqërisë “Rozafa” të biznesmenit Gjergj Luca rreth 5 mijë metra katrorë ndërtesë në ish-Kombinatin e Sheqerit në Maliq.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Kabinetit të Ministrave të enjten e kësaj jave.

Prej vitit 2015, Luca ka fituar edhe 5 kontrata të tjera qiraje me vlerë 1 euro objekte e troje publike, për një sipërfaqe totale prej rreth 100 mijë metra katrorë, në zonën e Elbasanit, Gramshit e Prrenjasit.

Pronari i “Rozafës”, Gjergj Luca, njihet për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama. Luca është një prej mbështetësve më të fuqishëm publik të projektit të shumë-debatuar politiko-ekonomik, “Ballkani i Hapur”.

Në dhjetor 2021, gjatë një takimi në kuadër të këtij projekti, kryeministri Edi Rama e ftoi homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, për një drekë zyrtare pikërisht në restorantin e peshkut të Gjergj Lucës në Elbasan.

Të pranishëm në atë drekë luksoze tregojnë se Vuçiç mbeti shumë i kënaqur nga mikpritja në restorantin e Lucës. Mesa duket, kënaqësia që ka fituar kryeministri serb, e ka nxitur Edi Ramën që ta shpërblejë biznesmenin e “Rozafës” me mijëra metra katrorë të tjerë pronë publike, nëpërmjet qirasë simbolike vetëm 1 euro.  Vendimi qeveritar detyron Bashkinë e Maliqit që të nënshkruajë kontratën e qirasë me shoqërinë “Rozafa” shpk dhe ajo pritet të marrë fuqi ligjore pas publikimit në Fletore Zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.