Gjermani, përplasje mes policisë dhe demonstruesve
Mijëra vetë demonostruan kundër boshatisjes së fshatit Lützerath, e cila do t’i hapë rrugën nxjerrjes së qymyrit nga koncerni i energjisë RWE. Në kuadër të protestës pati trazira dhe sulme ndaj policisë.
Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer protestuan të shtunën (14.01.) për mosprishjen e fshatit Lützerath dhe ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë. Aktivistja suedeze, Greta Thunberg akuzoi Gjermaninë, se “është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë”. Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE. “Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (…) njerëzit mbrohen”, tha Thunberg.

Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më vonë sipas të dhënave të policisë, u hodhën mjete piroteknike. Më pas pati përplasje dhe disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri, Garzweiler II.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



