Gjermani/Spitali përfshihet nga flakët, 1 i vdekur dhe 72 të plagosur
Spitali i Duseldorfit në Gjermani, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sot, ku për pasojë humbi jetën një person, ndërsa 72 të tjerë u plagosën.
Sipas mediave gjermane, viktima është një pacient 77 vjeçar, ndërsa 11 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



