E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Rusinë, zbulohet lëvizja urgjente e NATO-s
Bota

Gjermania ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Rusinë, zbulohet lëvizja urgjente e NATO-s

Forcat Ajrore Gjermane u detyruan të ngrihen në ajër me dy avionë luftarakë Eurofighter pasi një aeroplan ushtarak rus u shfaq pa paralajmërim mbi hapësirën ajrore neutrale në Detin Baltik.

Sipas një deklarate zyrtare, NATO urdhëroi reagimin e menjëhershëm pasi avioni i paidentifikuar lëvizte pa plan fluturimi dhe pa komunikim radio. Pas ngjitjes në ajër, pilotët gjermanë konfirmuan se bëhej fjalë për një IL-20M rus të tipit zbulues.

“Dy Eurofighter-ët tanë kryen identifikimin vizual dhe më pas detyra e shoqërimit iu dorëzua partnerëve suedezë të NATO-s”, bënë të ditur autoritetet gjermane, duke shtuar se avionët më pas u kthyen në bazën ajrore Rostock-Laage.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Atlantikut të Veriut të mblidhet të martën për të diskutuar incidentin e fundit, ku Rusia akuzohet për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë, një tjetër sinjal i tensioneve në rritje mes Aleancës dhe Moskës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.