E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania: Do jemi me Ukrainën, për aq kohë sa duhet
Lajme

Gjermania: Do jemi me Ukrainën, për aq kohë sa duhet

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Ai ka bërë thirrje gjithashtu edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Përballë pushtimit rus të Ukrainës, Scholz u kërkoi 27 anëtarëve të BE-së të zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja”, duke paraqitur vizionin e tij për të ardhmen e Evropës në një fjalim në Universitetin Charles në Pragë.

“Evropa jonë është e bashkuar në paqe dhe liri dhe është e hapur për të gjitha kombet evropiane që ndajnë vlerat tona. Gjermania ka pësuar një ndryshim në muajt e fundit për mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën. Ne do ta vazhdojmë këtë mbështetje, me besueshmëri dhe, mbi të gjitha, për aq kohë sa duhet”, tha ai në fjlaim para audiencës në universitetin e Pragës.

Scholz njoftoi një ndryshim të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes gjermane, duke u zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, por partnerët e tij të vegjël të koalicionit nuk e kanë pritur mirë që Berlini ka qenë shumë i ngadalshëm për t’i dërguar Ukrainës armë të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.