E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjermania ofron deri në 3000 euro për çdo azilant që kthehet vullnetarisht në atdhe
Bota

Gjermania ofron deri në 3000 euro për çdo azilant që kthehet vullnetarisht në atdhe

Qeveria federale Gjermane mbështet me ndihma financiare të gjithë azilkërkuesit që ti kthejë vullnetarisht në vendin e tyre të origjinës.

Këto ndihma do të jenë të vlefshme deri me datë 28 Shkurt për të gjithë azilkërkuesit të cilësve u është ndërprerë e drejta e qendrimit në Gjermani. Familjet mund të marrin deri më 3000 euro ndërsa individët deri 1000 euro.

Programi quhet “Ndihmës për Riintegrim” është mbështetur nga Ministrisë së Brendshme Gjermane

Këto para mund të përdoren për përfitime në natyrë, për shembull për qira, ndërtimit dhe rinovimet ose pajisje themelore për kuzhinë ose banjë me një vlerë prej deri në 3.000 euro, individët me vlerë deri në 1,000 euro.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere (CDU)u bëri thirrje azilkërkuesve  që të shfrytëzojnë sa më parë ofertëtën: “Në qoftë se ju vendosni deri në fund të shkurtit për kthimin vullnetar, ju mund të merrni një shumë të mjaftueshmë për të krijonuar një fillim të ri në atdheun tuaj.

Sipas “Bild am Sonntag” midis shkurt dhe tetor 2017,  ndihma për rikkthimi kanë kërkuar vetëm 8639 njerëz.

Sipas gazetës, 115,000 azilkërkues janë refuzuar të  jetojnë në Gjermani.35,000 pritet të dëbohen ndërkohë që janë debuara 19.520 njerëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.