Gjestit i vdiq vëllai, Xheneta Fetahu përlot me reagimin (FOTO)
Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ndjekësit e fituesit të Big Brother VIP Albania 4, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Vëllai i tij i mitur, Eldion Kelmendi, ka ndërruar jetë në rrethana tragjike, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen dhe miqtë e afërt.
Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi për familjen Kelmendi. Ndër të parët që reaguan ishte ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, e cila shprehu dhimbjen e saj me fjalë prekëse:
“Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti u dhëntë forcë dhe durim në këto kohë të rënda, ndërsa shpirti i tij pushoftë në paqe dhe dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet gjithmonë në zemrat tuaja.”
Xheneta gjithashtu bëri një thirrje publike për ndalimin e shpërndarjes së pamjeve të rënda nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë i të ndjerit, duke kërkuar respekt dhe ndjeshmëri për dhimbjen e familjes.
Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik dhe komunitetin online, ku shumë ndjekës dhe figura publike po bashkohen në mesazhet e tyre të mbështetjes për Gjestin dhe familjen e tij në këtë moment tragjik.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



