E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u pre në kokë, zbulohet identiteti i 56-vjeçarit
Lajme

Gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u pre në kokë, zbulohet identiteti i 56-vjeçarit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari ka ndodhur sot në Tiranë, në një servis makinash. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”.

Mësohet se shtetasi Abedin Muslija, duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi Abedin Muslija, 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.