GJIBRALTAR-SHQIPËRI/ Asani shënon golin e fitores
Shqipëria fiton përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit.
Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e të martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.
LIVE GJIBRALTAR-SHQIPËRI 0-1
69′ (p) Asani
NGJARJET KRYESORE
69’ GOOOL SHQIPËRIA! Asani shënon nga pika e bardhë. (VIDEO)
69’ Penallti për kuqezinjtë! Një top nga e djathta i Shpendit sjell prekjen me dorë të Pozo dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


