E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjici u nxor zbuluar, detajet nga regjistrimi i videos: Çanta ishte  posaçme për filmime,  me kamera të fshehtë
Lajme

Gjici u nxor zbuluar, detajet nga regjistrimi i videos: Çanta ishte posaçme për filmime, me kamera të fshehtë

Detaje të reja janë zbuluar një ditë pas publikut të video-skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Dyshohet se video është filmuar nga vajza në fjalë dhe kamera ishte vendosur në çantën e saj.

“dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamera të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë”.

Çanta mund të blihet online nga 200-500 dollarë.

Vajza është marrë në pyetje ditën e djeshme, ndërsa Safet Gjici, i cili dha dorëheqjen nga posti pas publikimit të videos, ende nuk është pyetur nga SPAK.

Sipas  informacioneve  “SPAK ka nisur një hetim. Vajza në video është marrë në pyetje ditën e ndjeshme për të dhënë sqarime. Pritet që të merret në pyetje edhe Gjicin. Akuza që mund të ngrejë SPAK është “shpërdorim detyre”, të paktën sipas ligjit parashikohet dei në 7 vite burg.

SPAK do të hetojë nëse ka pasur shpërdorim detyre, nëse ai i ka kërkuar asaj vajze favore seksuale në këmbim të punës.

Mbi gjetjet që do të bëjë prokuroria do të ngrihen edhe akuzat. Është edhe një akuzë tjetër për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vartësit, por nuk dihet nëse ajo është punonjëse aty.

Akuzat do të ngrihen pas marrjes në pyetje të Gjicit dhe ballafaqimit të dy versioneve, të vajzës në fjalë dhe tij.

SPAK nuk ka dhënë detaje për shkak se çështja është sensitive, por duket se gjithçka ka qenë e planifikuar. Kam mundur të bisedoj me një ekspert dhe më ka treguar se nga mënyra si është vendosur çanta ka qenë e qëllimshme. Ka qenë vajza që vendosi çantën në një pozicion që të dukej zyra dhe tavolina ku është kryer akti seksual.

Ky akt dyshohet se ka qenë i përsëritur në zyrën e Gjicit për shkak se çanta është vendosur në pjesën ballore ku kishte pamjen e tavolinë së tij.

Dyshohet se është filmuar nga një çantë e posaçme që është e pajisur me një kamer të fshehtë, mund të blihet nga 200-500 dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.