E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër/Arrestohet 43-vjeçari  që dhunonte  bashkëshorten në prani të vajzës së mitur
Lajme

Gjirokastër/Arrestohet 43-vjeçari që dhunonte bashkëshorten në prani të vajzës së mitur

Menjëherë pas sinjalizimit, Policia ndërhyn për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje.

Vihet në pranga 43-vjeçari që dhunonte bashkëshorten, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.p

Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi me forcë, efektivët e Policisë, gjatë shoqërimit.

Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen “Pllakë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Menjëherë u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.

43-vjeçari dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja L. Z., se 30-vjeçari më datë 23.02.2024, i ka vjedhur në banesë disa bizhuteri floriri. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.

U referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për një 13-vjeçar dhe për një 15-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 23.02.2024, kanë vjedhur 1 celular dhe për dy të mitur të tjerë banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa vegla për punë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.