E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër, turistë në kohë koronavirusi
Publik News

Gjirokastër, turistë në kohë koronavirusi

GJIROKASTER / Ndonëse numri i vizitorëve dhe turistëve në këtë sezon është minimal, në qytetin jugor me profil turistik gjen grupe të vogla.

Karantinat  dhe kufizimet në trafikun ndërkombëtar nuk i kanë penguar disa prej tyre të vizitojnë Qytetin e Gurtë. Në hotelet e Gjirokastrës kanë qëndruar të martën e 10 marsit rreth 34 turistë të huaj. Pjesa më e madhe e tyre nga vendet e Europës Perëndimore.

Nuk është çudi që kjo aventurë të jetë një sfidë e tyre ndaj panikut mediatik për virusin që ka përfshirë rruzullin. Pse jo, edhe një masë profilaktike e tyre per t’u mbrojtur ndaj koronavirusit. Një çift turistësh spanjoll që kishin hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qaf’ Botës thanë se erdhëm këtu nga Italia nëpërmjet Greqisë, sepse këtu ndihemi më të sigurt.

Ndërsa një grup turistësh që drekuan në tavernën Kufoi u shprehën se i pëlqyen jashtëzakonisht gatimet tradicionale gjirokastrite dhe vetë qytetin me pamje unikale. Një pjesë e tyre kanë preferuar të kalojnë disa çaste në mjediset malore të Çajupit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.