Gjirokastër/Zjarr në masivin me pisha
Një zjarr ka përfshirë masivin me pisha mbi qytetin e Gjirokastrës.
Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të terrenit të thatë dhe temperaturave të larta duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë.
Vatra e zjarrit ndodhet mbi Parkun Natyror të Viroit duke rrezikuar të dëmtojë kurrorën e gjelbërt të qytetit.
Strukturat e emergjencës dhe pushtetit vendor për shkak të terrenit malor po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



