E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjithçka me ‘laps e letër’, si u arratis nga spitali Altin Ndoci
Lajme

Gjithçka me ‘laps e letër’, si u arratis nga spitali Altin Ndoci

Jashtë po e priste një “Audi” i bardhë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur gjatë ditës së sotme dhe që ka vënë në gjendje alarmi strukturat ligjzbatuese.

Vetëm 5 policë e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte shoferi, 2 të tjerë pritën në furgon dhe vetëm 2 u futën brenda në spital. Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar menjëherë

Dyshohet se në parkimin e spitalit e priste një automjet tip Audi A7, me ngjyrë të bardhë dhe me targa AA700RS. Raportohet se menjëherë pas largimit nga ambientet spitalore, Ndoci është futur në këtë automjet, me të cilin autorët janë larguar në drejtim të zonës së Spitallës.

Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë kontrolle intensive në qytetin e Durrësit dhe në zonat përreth. Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa po kqyren dhe analizohen pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të dyshuar të largimit.

Burime pranë hetimit nuk përjashtojnë mundësinë që arratisja të ketë qenë e mirëorganizuar dhe e asistuar nga persona të tjerë, duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë e lartë të Altin Ndocit dhe të kaluarën e tij kriminale. Hetimet vijojnë për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj arratisjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.