E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjirokastër, mbyllet shkolla  9-vjeçare  nga infektimi i mesuesve
Publik News

Gjirokastër, mbyllet shkolla 9-vjeçare nga infektimi i mesuesve

Sipas njoftimit të dhënë nga drejtoria në këtë shkollë është prekur nga covid një pjesë e mirë e mësueseve të shkollës, ndërsa shumë nxënës vijnë nga familje të prekura nga COVID-19. Mësimi do të zhvillohet online sipas orarit 8:00 – 13:30.

“Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes pasi kanë bërë tamponin.

Ne klasa,  një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje ku kanë familjare pozitiv me Covid 19.

Ditën e hëne ambientet e shkollës do të dezinfektohen.

Për këto arsye nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distance (online) duke filluar nga dita e hëne  deri në një njoftim te dyte” thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.

Situata në Gjirokastër është rënduar ditët e fundit duke shënuar shifrën rekord të 30 të prekurve, ndërsa një pjesë e mirë e rasteve janë të paidentifikuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.