E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO e konfirmon: Ja kur do të vendosim mbi masën për Berishën
Lajme

GJKKO e konfirmon: Ja kur do të vendosim mbi masën për Berishën

GJKKO ka konfirmuar dorëzimin e kërkesës së SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Po ashtu konfirmohet se seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26 dhjetor, ora 10:00.

Gjatë konferencës me gazetarët, ish-kryeministri reagoi në lidhje me këtë kërkesë, duke u shprehur se me burgje dhe me atentate nuk mposhtet kurrë opozita e një vendi.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00.

Tiranë, më datë 22.12.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.