E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO konfirmon arrestin për Denis Bajrin, i ekstraduar nga Dubai për vrasje
Lajme

GJKKO konfirmon arrestin për Denis Bajrin, i ekstraduar nga Dubai për vrasje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Bajrin, i cili u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe më 23 korrik.

Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit të madh “Metamorfoza” dhe u arrestua më 27 shkurt 2024 në Dubai.

Ai akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Boriçit (Ndojit) më 9 gusht 2020 në Vau Dejës, një eliminim që dyshohet se u porosit nga Ervis Martinaj për shkak të konkurrencës në tregun e lojërave të fatit.

Sipas hetimeve dhe përgjimeve të SPAK, janë zbardhur biseda të cilat sipas organit të akuzës përputhen në detaje me momentin e ekzekutimit dhe konfirmojnë përfshirjen e Bajrit në ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.