GJKKO lë në fuqi masat për të “fortin” e Sukthit
GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 4 te arrestuarit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje.
Dedan Gjoni, Dejvi Gjermeni, Rexhep Rapi, Algert Rapi, janë katër të akuzuarit të përfshirë në një tentativë për vrasje.
Këta shtetas në bashkëpunim me Dedan Gjonin, i cili asokohe ka qenë me detyrë në Komisariatin e Shijakut, kanë planifikuar vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në shtator të vitit 2019, në Durrës.
Gjatë zhvillimi te seancës “i forti i Sukthit”, Rexhep Arapi, i njohur ndryshe si Kep Arapi ka mohuar akuzën, e SPAK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



