E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës
Lajme

GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar masën e sigurimit pasuror për sekuestrimin e pasurisë së Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës.

Vendimi u shpall sot, më 10 mars 2025, nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Përkundër ankimimit të Valbona Xoxës ndaj vendimit të datës 10 shkurt 2025, Apeli ka vendosur të miratojë masën e sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të saj. Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i tij.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj është paraqitur në GJKKO, pasi ka seancë për sekuestron e telefonit dhe kontrollet e kryera në bizneset e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.