E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO lë pas hekurave Pëllumb Abeshin
Lajme

GJKKO lë pas hekurave Pëllumb Abeshin

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Pëllumb Abeshi një prej zyrtarëve të akuzuar nga SPAK si të përfshirë në skemën e Inceneratorit të Fierit.

Cili është roli i Pëllumb Abeshit

Abeshi ka qenë kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka.

Pellumb Abeshi

Hetimet e SPAK

SPAK-u i ka vënë nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dikasterit të Mjedisit dhe të Bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorëve në Fier. Hetimi për këtë nisi pas disa kallëzimeve që në qendër të hetimit ishte kontrata koncesionare mes Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”.

Hetuesit e çështjes kanë bërë me dije se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion. Në procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit me sipërfaqe 111 564 m2 ka rezultuar se kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit, Alqi Bllako, kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë qeverisë projektvendimin dhe relacionin për shpronësim prone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.