GJKKO lëshon urdhër kontrrolle për banesën e Ahmetajt dhe disa bashkëpunëtorëve
Në një zhvillim të fundit, Parlamenti ka dhënë dritën jeshile për Prokurorinë e Posaçme për të kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe disa persona të tjerë. Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkesë për caktimin e kësaj mase dhe për leje-kontrollin në banesat e të përfshirëve.
Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shqyrtuar materialin hetimor dhe ka lëshuar urdhër-kontrolle për banesën e Ahmetajt dhe ato të 7 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e ish-zv/kryeministrit.
Pas vendimit të gjykatës, pritet që policia të ushtrojë kontrolle në të gjitha banesat e Ahmetajt dhe personave të tjerë të përfshirë. Kjo kërkesë e SPAK-ut është marrë nga gjyqtari Erjon Bani dhe ka nxitur shqetësim në opinion, duke shkaktuar interes dhe vëmendje të madhe në mediat vendase.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



