GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët
GJKKO tërhiqet për vendim për Ballukun dhe 2 bashkëpunëtorët e saj.
Seanca e nisur në orën 09:00 zgjati gati 5 orë, ku mbrojtja dhe prokurori i SPAK dhanë argumentet e tyre.
Më pas në orën 14:00 gjyqtari Erjon Çela u tërhoq për vendim.
Gjyqtari i GJKKO-së, do të vendosë nëse do të lërë në fuqi masën e sigurisë atë të pezullimit nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ndalim daljeje jashtë vendit, duke iu bllokuar pasaporta apo do të ndryshojë.
Balluku dhe dy drejtorët e saj u morën të pandehur nga SPAK, për afera korruptive të shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të tunelit të Llogarasë dhe Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë me vlerë në total 210 milionë
Përplasje në GJKKO/ Dumani kërkon “arrest shtëpie” për Ballukun, gjyqtari nuk firmos
Pak orë më vonë, situata është tensionuar edhe më shumë. Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka paraqitur kërkesën zyrtare që ndaj Ballukut të vendoset masa e rëndë “arrest në shtëpie” argumentuar se ajo paraqet rrezik konkret për prishjen e provave dhe ndikimin në hetim. Pas dorëzimit të kërkesës, Dumani është përplasur për afro 30 minuta me gjyqtarin e çështjes, duke këmbëngulur se izolimi i saj është i domosdoshëm për të garantuar vijimin e hetimeve.
Gjyqtari i GJKKO-s, megjithatë, nuk ka pranuar të firmosë urdhrin e arrestit në shtëpi, duke kundërshtuar kërkesën e SPAK-ut dhe duke mos e ndryshuar qëndrimin pas debatit të gjatë në sallë. Përplasja ka krijuar një tension të dukshëm në seancë, teksa SPAK insiston për masa më të forta, ndërsa gjykata heziton t’i miratojë.
Vendimi final pritet të shpallet brenda ditës, dhe çështja e Ballukut po shndërrohet në një nga betejat më të ashpra mes SPAK-ut dhe GJKKO-s, me zhvillime që po ndryshojnë nga momenti në moment.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



