GJKKO vendos sot për fatin e Sali Berishës
Sot (26 dhjetor) në orën 10:00, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset nëse ish Kryeministri Sali Berisha do të mbyllet në shtëpi me masë sigurie.
Kërkesa e SPAK për zëvendësim mase u bë të premten vetëm një ditë pasi mori autorizimin nga Kuvendi, teksa gjyqtarja Irena Gjoka pritet që më 26 dhjetor ta pranojë këtë kërkesë, pasi më parë do të dëgjojë palët, prokurorët e SPAK dhe mbrojtjen e Berishës.
Ende nuk dihet nëse ky i fundit do të jetë në seancë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



