E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjoba deri në 200 mijë lekë dhe pezullim patentash
Publik News

Gjoba deri në 200 mijë lekë dhe pezullim patentash

Sipas policisë, janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe iu vendos gjobë nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

14 gjoba nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj u vendosën për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h .

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu 9 shoferë të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.44 mg/l dhe që iu është pezulluar leja e drejtimit.

Si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.