E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjoba ndaj gazetares, Denoncimi: U shfaq fytyra e vërtetë e llum-kazanit
Lajme

Gjoba ndaj gazetares, Denoncimi: U shfaq fytyra e vërtetë e llum-kazanit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj gjobitjes së gazetares Anduena Llabani nga Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së, pasi përmendi emrin e Olsi Ramës në trafikun e drogës së Xibrakës.

Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se gjoba ndaj gazetares, që e cilëson akt të pashembullt, tregon fytyrën e vërtetë të Ramës.

“Gjoba ndaj gazetares Anduena Llabani per Olsi Ramen, eshte fytyra e vertet e llum-kazanit Edvin Kristaq Rama!

Te dashur miq, ne nje akt primitiv te pashembullt ne 27 vite ndaj lirise se fjales dhe mediave, Gellci i Zi i RTSH gjobiti me gjysmen e pageses mujore gazetaren guximtare te RTS, e cila iu tha te verteten shqiptareve se Olsi Rama eshte anetar kryesor i bandes qe ngriti ne Xibrake fabriken me te madhe ne Ballkan te perpunimit te kokaines!

Ky akt i pashembullt ne historine 27 vjeçare te pluralizmit shqiptar tregon ftyren e vertet, armiqesine e eger te llum-kazanit Edvin Kristaq Rama. Por ky akt gjithashtu eshte nje ftese per ndergjegjen njerezore dhe profesionale te çdo gazetari dhe gazetareje, analisti dhe analisteje te vertete, qe te reagojne me te gjitha mjetet demokratike ndaj dhunes dhe terrorit te njeriut qe perdor ndaj tyre me urrejtjen e papermbajtur te nje te semuri psiqik, fjalet me fyese dhe poshteruese si askush tjeter ne bote duke i quajtur kazan! Sb”, shkruan ish-Kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.