E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Fredi Belerit
Lajme

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Fredi Belerit

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për pezullimin e zgjdhjeve në datën 4 gusht në Himarë.

Ndërkohë, Gjykata pritet të vendosë edhe për vlefshmërinë e dekretit të Begajt.  Klodjana Gjyzari përfaqësuesja ligjore  e ish-kryebashkiakut Fredi Beleri e bazoi mbrojtjen e saj në nxitimin e Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve pa pritur përfundimin e procedurës se ankimimit te Fredi Belerit.

Avokatja akuzoi kreun e shtetit se ka mbajtur anë politike pasi dekreti presidencial duhet të shpallej pas 5 gushtit, datë kur përfundonte afati për ankimin e Fredi Belerit në gjykatë.

Avokatja Gjyzari: Presidenti nuk duhet të anojë nga partitë politike, ky dekret e ka reduktuar rolin e tij në numërues datash. Ka vepruar tej parashikimeve të Kushtetutës, dekreti i tij duhet të shfuqizohet si i paligjshëm.

Përfaqësuesja e Presidentit: Padia ka të meta thelbësore të objektit dhe legjitimitetit procedurial.

Dekreti ka dalë pasi është shpallur vakanca. Presidenti i Republikës është vënë në lëvizje pasi është shpallur pavlefshmëria e mandatit në bazë të ligjit të dekriminamizimit

Nuk është akt që ka dalë drejtpërdrejtë për paditësin, lidhet drejtpërdrejtë me zgjedhjet dhe palët e tjera politike që tashmë janë regjistruar, madje edhe PBDNJ me vendim të KQZ, thënë këtë pretendimi bie vetëm nga aktet e ndërmarra.

Më 5 korrik, Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë, menjëherë pasi KQZ vendosi heqjen e mandatit të Blerit si kryebashkiak i Himarës. Beleri është arrestuar më 12 maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve në Himarë, dhe aktualisht vuan dënimin me burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.