E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata dënon ish-kryebashkiakun e Hasit për shpërdorim detyre
Lajme

Gjykata dënon ish-kryebashkiakun e Hasit për shpërdorim detyre

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish kreun e Bashkisë Has, Adem Lala. Ai u dënua me 1 vit burg por nuk do kryejë dënimin në qeli.

Gjithashtu është vendosur edhe që Adem Lala të mos kryejë funksione për 5 vjet.

Lala u shpall fajtor për ‘shpërdorim detyre’, por dënimi i është konvertuar në shërbim prove.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e të pandehurit Adem Lala me 8 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të këtij të pandehuri për një vit e 4 muaj.

Lala urdhërohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës, Zyra Vendore Kukës dhe të vihet në provë, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Po kështu si dënim plotësues, i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Lala ishte një nga njerëzit e zgjedhur nga Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve në Kukës. Por pas këtij vendimi ai hiqet nga lista.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.