E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin, vrasësin e kamarierit në Elbasan
Lajme

Gjykata dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin, vrasësin e kamarierit në Elbasan

Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg Erjon Llapushin në mungesë, për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku në ngjarjen e rëndë të 2 tetorit 2021, në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Hetimet zbuluan asokohe se konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, që tragjikisht degradoi në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi, i cili vijon të jetë në arrati dhe në kërkim autoritetet.

Një javë më parë forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e të kërkuarit dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin të kërkuarin, sipas autoriteteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.