Gjykata dënon me burg personazhin e instagramit Dionis Bibën!
Bëhet fjalë për Ervin Delijan dhe Dionis Bibën. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë britanike si dhe për shqiptarët.
Ai njihet në rrjete sociale për videot dhe “livet” që realizon. Disa muaj më parë, emri i tij u publikua nga Daily Mail si pjesë e një investigimi ku Biba udhëzonte qytetarët se si mund të shkosh ilegalisht në Britani të Madhe.
Sipas mediave të huaja, Dionis Biba dhe Ervin Delija bënin pjesë në një grup kriminal të kultivimit të kanabisit. Këtë të premte, është bërë me dije se dy shqiptarët sëbashku me anëtarë të tjerë të grupit kanë përdorur 4 apartamente për të kultivuar lëndën narkotike.
Përveç pajisjeve dhe materialeve që kishin vendosur për kultivimin e kanabisit, shqiptarët kishin instaluar dhe kamera sigurie brenda e jashtë ndërtesave.
Më 7 janar, policia u fut në apartamentet 2,4,6 dhe 8 në rrugën Ëren në Hillfields. Në apartamentin ku u kap Delija, u gjetën 210 rrënjë kanabisi ndërsa në shtëpinë ku u arrestua Biba u gjetën 165 rrënjë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



