E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë PD-së,për punësime masive gjatë fushatës
Publik News

Gjykata e Apelit në Shkodër i jep të drejtë PD-së,për punësime masive gjatë fushatës

Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejte Partisë Demokratike dega Vau Dejës, për akuzat e ngritura në Prokurori për punësimet masive gjatë fushatës elektorale në territorin e Bashkisë Vau Dejës

Në vendimin e Gjykatës se Apelit, kjo e fundit detyron Prokurorinë që të nisë hetime dhe të thërrasë ne organin e akuzës personat përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës si autorë të punësimeve elektorale.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu i cili në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Apelit.

Nga ana tjetër Logu ka zbuluar edhe prova konkrete që implikojnë administratën e Bashkisë Vau Dejës në këto punësime masive për fushatën elektorale të 25 Prillit.

Logu ndër të tjera deklaroi se këto prova janë vetëm maja e ajsbergut e abuzimeve dhe masakrës elektorale që ka bërë partia në pushtet, por deklaroi se këto prova tashmë janë të depozituara në organet e drejtësisë.

Fillimisht Prokuroria e kishte pushtuar këtë çështje të PD, por Gjykata e Apelit vendosi që Prokuroria të nisë hetimet për këto akuza të PD për bashkinë e Vaut të Dejës, lidhur me punësimet, tenderat, subencionet dhe pëfitimet e tjera që janë bërë, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.