E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit
Lajme

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për kthimin e celularit që iu sekuestrua në momentin e arrestimit në zyrën e tij të punës.

Dje GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt dhe Elman Abules për zëvendësim mase sigurie. Veliaj po hetohet për korrupsion e pastrim parash bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari EngertPëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 132 akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kundërshtimin e vendimit të prokurorit për vleftësimin e sekuestros”, dhe vendosi:

• Miratimin e vendimit nr. 132 Akti, datë 04.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

• Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.