E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata  e dënoi me 6 muaj burg, gjyqtari Luan Daci kërkon pafajësinë dhe apelon vendimin
Publik News

Gjykata e dënoi me 6 muaj burg, gjyqtari Luan Daci kërkon pafajësinë dhe apelon vendimin

Ish-anëtari i KPA Luan Daci kërkon pafajësinë dhe ka apeluar sot në Apelin e Posaçëm vendimin pëër dënimine  tij me 6 muaj burg.

Vetë gjyqtari Luan Daci ka hedhur poshtë akuzat dhe ka thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument në jetën e tij. Ai akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”, nga prokurorët që janë ‘djegur në vetting, pasi rezulton se ka fshehur përjashtimin nga sistemi i drejtësisë vite më parë. Akuzë e cila ëhstë provuar nga SPAK.

Pasi Luan Daci u mor i pandehur nga SPAK, KPA e pezulloi atë nga detyra në muajin korrik 2020.

Vendimi për dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg është konvertuar në 12 muaj shërbim prove. Nëse dhe Gjykata e Apelit të posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin e Dacit, ai duhet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ose të pranojë të vuajë dënimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.